Ndihen efektet e para të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala e cila ka bërë sot lëvizje në drejtimin e QSUT-së dhe Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Evis Sala ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të QSUT-së Florenc Spaho dhe në vend të tij ka emëruar Anxhela Paparizo, të cilën Ministrja e ka prezantuar përpara bluzave të bardha.
Drejtoresha e re rikthehet në Shqipëri pas 17 vitesh qëndrimi në diasporë, duke sjellë me vete mbi 20 vite eksperiencë dhe kontribut në administratën publike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada, në role drejtuese dhe menaxhuese.
Drejtori i larguar Florenc Spaho u emërua në krye të qendrës spitalore më të madhe në vend më 22 korrik të këtij viti, duke qëndruar në detyrë vetëm 2 muaj.












