E eleminuara e djeshme ishte Efi, ku duket se nuk ka pasur dhe një përballje të mirë me opinionisten e programit e cila ishte pikërisht motra e Olta Gixharit.
Gazetarja e ka treguar haptazi mospëlqimin për ish-konkurrenten e “Për’puthen” duke ngritur tonin e zërit dhe duke iu kundërvënë në përgjigjet e saj. Gjatë emisionit vajzat patën gjithashtu dhe përplasje me njëra- tjetrën.
“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti”– i tha Efi-Gertës.
Sakaq ish-banorja u shpreh se eleminimi i saj ishte i padrejtë: “Mënyra sesi dola nuk ishte fare e këndshme. Dea ishte vetëm një ushtar, nuk e kam me të. Normal që e kam me Oltën”. Gjithashtu ajo shtoi se i kishte dëgjuar të gjitha ofendimet, kërcënimet e bisedat Deas dhe Amosit, që të cilat sipas saj nuk janë transmetuar.












