Pas marrjes së kërkesës nga SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, është vënë më lëvizje kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.
Nga burime per “Top Channel” ka mësuar se Niko Peleshi ka njoftuar Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet i cili do të mblidhet 19 dhjetor 2025.
Rama shkruan se ende pa u tharë boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori i çështjes ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv/kryeministres me burg apo në shtëpi.
Rama shton se arrestet pa gjyq janë kthyer në një “modë të vrazhdë” në Shqipëri, dhe se Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur sesa të burgosur.












