Eduart Merkaj është emëruar në krye të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore.
Emërimi i Merkajt ka ardhur pas dorëheqjes së Florian Sulejmanit, i cili më 8 korrik i dorëzoi në zyrë letrën e largimit ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës.
Burime për mediat bëjnë me dije se ish-oficeri i SHISH Eduart Merkaj ka marrë zyrtarisht detyrën në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore (AMP), një strukturë që ka rol thelbësor në hetimin dhe kontrollin e shkeljeve brenda radhëve të policisë së shtetit.
Emërimi i tij u bë publik përmes një vendimi zyrtar, duke i hapur rrugë një faze të re në drejtimin e kësaj agjencie.












