Sali Berisha i është drejtuar sot strukturave të Partisë Demokratike në lidhje me protestën e 11 korrikut.
Në panik pasi në protestat e fundit para bashkisë Tiranë është braktisur nga qytetarët, duke mos grumbulluar as një ‘grusht’ njerëzish, Berisha i është drejtuar të gjithë anëtarëve dhe militantëve të Partisë Demokratike, duke u shprehur se duhet bërë gjithçka që të duket njw protestw e madhe.
“Tre ditët e ardhshme janë vendimtare per suksesin e protestës te 11 korrikut, e cila ka një rëndësi të jashtëzakonshme për opozitën. Ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri sot! Ndaj është jetike që në këtë hark të shkurtër kohor të bëni gjithçka për mobilizimin më të paparë, për të garantuar pjesëmarrjen e çdo anëtari dhe antareje, mbështetësi dhe mbështetëse të PD në protestën e 11 korrikut. Duhet të dëshmojmë para shqiptarëve dhe botës se ne jemi shumica politike e vendit”, tha Berisha.












