“Qeveria Rama” e ka shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Europë. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së qeverise shqiptare dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.
“Shpallja Park Kombëtar është kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë se ajo që kishte një vit më parë si Park Natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje në 12.727 hektarë që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore dhe tre degët e lumit Vjosë, Drino, Bënçë, Shushicë, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i një lumi të egër në Evropë”, tha Kumbaro.
Shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar nënkupton se nuk do të lejohet asnjë ndërtim që cenon luimin, përfshirë këtu edhe hidrocentralet.












