Aktivistja Evi Kokalari i ka dërguar një mesazh të hapur Sali Berishës se si duhet të veprojë për të fituar Zgjedhjet Lokale të 14 majit.
Kokalari e cila njihet si një simpatizante e Berishës i kërkkn këtij të fundit që të prishë koalicionin me Partinë e Lirisë të Ilir Metës. Mes të tjerash, Kokalari shkruan se koha e revolucioneve të dhunshme ka përfunduar dhe i bën thirrje Berishës që mos të tallet me demokratët.
“Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të: 1- Prish koalicionin me LSI; 2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brënda PD; 3- Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët“, shkruan Kokalari.












