Fansat e këngëtarit Luiz Ejllit kanë “kryqëzuar” Kiara Titon, pasi sipas tyre, ajo nuk duhet të kërcente me balerinët që Big Brother i bëri surprizë të gjitha vajzave.
Të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Kiarës dhe Luizit dhe reagimet që i pasuan, nuk iu kanë pëlqyer ndjekësve dhe fansave të çiftit. Por, sjelljet e Kiarës janë gjykuar më së shumti nga ndjekësit në rrjete sociale, madje kanë arritur edhe në ofendime ndaj saj. Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram. Që nga nata e djeshme, moderatorja ka humbur më shumë se 10 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment.
Në përfundim të spektaklit, “Big Brother” surprizoi vajzat me një trupë balerinësh, tek të cilët shkoi edhe Kiara për të kërcyer. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luizit, e cili e shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë ashtu edhe me gjuhën e trupit.