Monday, October 5, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Fatos Lubonja flet për protestën: Sistemi i Ramës ka grabitur vendin! Ne do ta përmbysim pushtetin…

by Rilindje
08/06/2026
in POLITIKË
Fatos Lubonja flet për protestën: Sistemi i Ramës ka grabitur vendin! Ne do ta përmbysim pushtetin…

Dita e tetë e protestës pa sërish mijëra qytetarë që marshuan nga sheshi Skënderbej te Kryeministria ku protestuan sërish kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

Sakaq, në podiumin e improvizuar foli edhe analisti Fatos Lubonja i cili u shpreh se rasti i Zvërnecit tregoi se si funksionon sistemi i grabitjes që ka ndërtuar Rama.

Ky pushtet sipas tij mund të përmbyset vetëm nëse ky “lumë” shtohet.

Fatos Lubonja: “Përshëndetje të gjithëve! E kam vështirë me gjithë këtë entuziazëm dhe me gjithë këtë energji të them diçka. Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm vijmë nga shumë degë e nga shumë mendime e shumë vizione e nga shumë edhe besime. Na ka bashkuar një gjë më e rëndësishme, ajo parulla Shqipëria nuk është në shitje. Lidhur me këtë parrullë, unë do thoja ça kuptim ka kjo? Kuptimi ka kjo, kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët për krimin dhe oligarkët për krimin dhe oligarkët. Një Shqipëri e tillë na ka sjellë në këtë pakënaqësi këtu. Duhet një Shqipëri e re. Në fakt kjo parrullë Shqipëria nuk është në shitje. Mund të ishte dhe Shqipëria nuk është për tu grabitur. Na kanë grabitur Shqipërinë. Bregdetin, qytetet, parqet e fëmijëve. Dhe na ka bërë që të ikim.

Dhe këtu tani desha të them dy fjalë, atyre që na kanë akuzuar se jemi kundër zhvillimi medemek. Pyetja është çfarë është ky zhvillimi? Ky është zhvillimi me oligarkët për oligarkët që ka kapur dhe mediat. Ky nuk është një zhvillim. Është një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë që duhet ta pastrojmë. Që të pastrohet duhet energji e madhe dhe ta detyrojmë. Një gjë që tregoi Zvërnecin, tregoi si punon sistemi i Ramës, grabitja e Shqipërisë. Prandaj, nga ky shesh i bëjmë thirrje edhe SPAK se SPAK është me paratë tona, që të na mbrojë nga ky projekt kriminal. Sepse kështu ka ndodhur me Shqipërinë në përgjithësi. Por të vërtetën nuk kanë mundur ta fshehin. Arma më e fuqishme të mbetemi të bashkuar në diferencat dhe ta shtojmë këtë lum derisa ta përmbysi këtë pushtet”

NGA KATEGORIA

Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Del nga “kafazi” Ilir Meta! Gjykata e Apelit befason me vendimin për ish-presidentin…
POLITIKË

“Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta”/ Deklarata surprizë nga…

02/10/2026
Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…
POLITIKË

Një “kullë magjike” do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”/ Ja projekti si do të duket…

01/10/2026
PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…
POLITIKË

PD kërkon ta çojë çështjen e ish kreut të SHISH në Kuvend, PS-ja i kthen përgjigjen e prerë…

01/10/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…
EDI RAMA

Drejt përfundimit, Rama që në mëngjes jep LAJMIN e MIRË: Ura e re në këtë qytet…

04/10/2026
Sali Berisha do të kandidojë me “veten”, demokratët kërkesë KQZ-së për…
POLITIKË

E bujshme/ Sali Berisha nuk pret më nga SPAK, aleatët opozitarë i çojnë në tryezë…

04/10/2026
Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…
EDI RAMA

Edi Rama jep garancinë dhe zbulon DOSJEN e parë për publikun…

03/10/2026
Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….
SHOWBIZ

Video me “pullë të kuqe”/ Reagon për herë të parë këngëtarja Eli Fara: Nuk kam turp! Kush ma bëri….

03/10/2026
Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja
AKTUALITET

Nga kriptoasetet te kanabisi/ Qeveria Rama miraton vendime dhe projektligje të reja

03/10/2026
“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…
BOTA

“Non Grata” lë jashtë Berishën/ Pritja e ambasadorit të ri amerikan, ja kush mori pjesë…

02/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!