Gazetari Blendi Fevziu ka folur në lidhje me operacionet e SPAK si dhe për arrestimin e Ilir Metës.
Ndër të tjera, Fevziu paralajmëroi duke thënë se SPAK do të godasë edhe politikanë të tjerë deri në mars.
“Do e gjykojmë SPAK realisht kur të shohim çfarë vendimesh do marrë ndaj çështjeve të mëdha të sotme. Deri tani goditja më e madhe është dhënë te dy krerët e opozitës dhe duke qenë ata të dy një në burg të plotë, tjetri nga shtëpia nuk mund të kemi zgjedhje. Dyshoj se deri nga pranvera SPAK do japë disa goditje të tjera, dhe për këtë na duhet të presim të paktën deri nga marsi se ku do e vendosë SPAK pikën, nëse se vendos pikën këtë zgjedhje janë të mbaruara që në fillim”, tha Fevziu.












