Sali Berisha ka në filozofinë e tij dhunën, mosnjohjen e zgjedhjeve, manipulimin e vazhdueshëm, mosnjohjen apo kontestimin e zgjedhjeve dhe agresivitetin.
Kjo ishte teza e analizuar sot në “Report TV” nga analisti dhe ish-deputeti i PD-së, Arben Meçe, edhe si njohës i mirë i karrierës politike prej më shumë se tre dekadash të kreut të PD-së.
“Mosnjohja e zgjedhjeve është filozofi e Berishës. Në këtë kuadër është edhe pagesa 6 mln dollarë, edhe lajmi për non gratën, manipulim i pastër. Kështu funksionon Berisha. Për 30 vjet që e njoh unë Berishën në politike, ai kështu funksionon, e sheh gjënë e vetes tek tjetrit me mashtrime në tre dekara dhe manipulime. Del si një manipulativ dhe gënjeshtar për çdo situatë. Kujtojmë Nanon, çfarë nuk i tha dhe pastaj e takoi, Dukën, e sulmoi dhe e bëri aleat”,tha Meçe.












