Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shetit, Ardit Bido, ka reaguar pas padisë që ka ngritur ndaj tij, nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.
Në reagimin e tij, Bido shprehet se nuk frikësohet të thotë të vërtetën akademike, me referenca shkencore dhe të bazuar në fakte që të çojë të burimi.
“Kush mendon se mundet të më frikësojë që të them të vërtetën, sidomos të vërtetën akademike, atë që ka referenca shkencore, atë që është e lidhur me fakte, atë që të çon drejtpërdrejt te burimi dhe jo te fjalët e analistëve, dhe jo te fjalët e politikës së erës së ditës, e ka shumë gabim”, shprehet ai.












