Fredi Beleri është kthyer mëngjesin e sotëm në Shqipëri pasi ka përfunduar leja e dhënë për 5 ditë nga Drejtoria e Burgjeve me qëllim kryerjen e betimit si erurodeputet në Strasburg.
Beleri do të vazhdojë të qëndrojë në burg edhe për 2 muaj e gjysmë, për të përfunduar dënimin me 2 vite burg për blerje votash.
“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli. Unë e respektoj drejtësinë edhe pse drejtësia nuk respekton veten e vet. Krenar, mirënjohës për ata që më votuan dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re dhe përgjegjësi të madhe për një detyrë të re”, u shpreh Beleri për mediat në aeroportin e Rinasit.












