Friday, October 9, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Furtuna” Rama/ Kush janë 4 ministrat e rinj që i bashkohen kabinetit qeveritar

by Rilindje
26/02/2026
in POLITIKË
“Furtuna” Rama/ Kush janë 4 ministrat e rinj që i bashkohen kabinetit qeveritar

Ndryshimet e bëra në qeveri nga kryeministri Edi Rama kanë larguar Belinda Ballukun, Pirro Vëngun dhe Elisa Spiropalin, por shtojnë emra të rinj në kabinet.

Bëhet fjalë për Enea Karakaçin, i cili zë vendin e Belinda Ballukut në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë pasi kjo e fundit u shkarkua nga ky post dhe nga ai i zëvendës kryeministres për shkak të problemeve me drejtësinë. Karakaçi aktualisht mban postin e administratorit të OSHEE-së nga qershori i vitit 2023. Më përpara ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ferit Hoxha, ish ambasador i Shqipërisë në OKB, merr drejtimin e ministrisë së Jashtme, pas largimit të Elisa Spiropalit.  Ferit Hoxha është një diplomat karriere me mbi tre dekada eksperiencë në shërbimin e jashtëm shqiptar. Ai iu bashkua diplomacisë në vitin 1991, duke mbuluar fillimisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe më pas duke shërbyer në Misionin e Shqipërisë në OKB në Nju Jork.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në Ministrinë e Jashtme, përfshirë atë të Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe ka shërbyer si ambasador në Bashkimin Evropian, Belgjikë, Francë dhe si jo-rezident në disa vende të tjera. Ai ka qenë dy herë Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në OKB në Nju Jork, si edhe ambasador në UNESCO në Paris.
Ermal Nufi që merr drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vëngun, është jurist me formim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe aktualisht mban detyrën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Pas diplomimit ka punuar si konsulent ligjor në sektorin privat dhe në organizata jofitimprurëse, si edhe si pedagog i jashtëm në të drejtën civile dhe tregtare. Që prej vitit 2013 është avokat i licencuar dhe ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës.

Nga viti 2021 ka shërbyer si këshilltar ligjor i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa ka mbajtur edhe funksione drejtuese në disa institucione publike, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërsa Erjona Ismajli, që zëvendëson Toni Gogun si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, është deputete e kësaj legjislature. Ajo është juriste me diplomë në Drejtësi, me master në të Drejtën Administrative dhe në Marrëdhënie Publike Politike, si edhe aktiviste e angazhuar në shoqërinë civile.

NGA KATEGORIA

LAJM I FUNDIT/ Mbyllet votimi për Berishën, ja rezultatet në qytetet e jugut…
POLITIKË

Referendumi për bashkitë, Berisha tregon nëse PD do të bojkotojë zgjedhjet lokale

09/10/2026
E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…
POLITIKË

E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…

09/10/2026
Qëlluan me shishe Ramën/ PS kërkon dënimin EKSTREM për deputetët demokratë…
POLITIKË

Qëlluan me shishe Ramën/ PS kërkon dënimin EKSTREM për deputetët demokratë…

09/10/2026
LAJM I FUNDIT/ Situata kritike, në zyrën e Ramës vjen DORËHEQJA e papritur…
POLITIKË

“Është në fazën finale”/ Ministrja jep LAJMIN E MIRË: Së shpejti, presim të ndodhë kjo gjë…

09/10/2026
Miratohet Reforma Territoriale! Balluku vjen në Kuvend, Braçe i befason të gjithë me votën…
POLITIKË

Miratohet Reforma Territoriale! Balluku vjen në Kuvend, Braçe i befason të gjithë me votën…

09/10/2026
“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…
POLITIKË

“Mos prano vetëm ato që do të dëgjosh”/ Erion Braçe e ka me Edi Ramën: Jepi…

07/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

LAJM I FUNDIT/ Mbyllet votimi për Berishën, ja rezultatet në qytetet e jugut…
POLITIKË

Referendumi për bashkitë, Berisha tregon nëse PD do të bojkotojë zgjedhjet lokale

09/10/2026
Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…
AKTUALITET

Surprizë/ Harta e re, kush është bashkia më e madhe në vend…

09/10/2026
Rama merr “sinjalin” pozitiv/ Kush vjen nga Bashkimi Europian në fund të shtatorit…
EDI RAMA

Kryeministri Rama jep lajmin FANATASTIK: Nis numërimi mbrapsht, Shqipëria…

09/10/2026
“Ju tregoj të vërtetën për Zvërnecin”, Shëndri i Trump i jep fund spekulimeve: Çfarë pritet…
BOTA

“Ju tregoj të vërtetën për Zvërnecin”, Shëndri i Trump i jep fund spekulimeve: Çfarë pritet…

09/10/2026
E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…
POLITIKË

E FUNDIT/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburanteve, ja sa kushton nafta e benzina…

09/10/2026
Qëlluan me shishe Ramën/ PS kërkon dënimin EKSTREM për deputetët demokratë…
POLITIKË

Qëlluan me shishe Ramën/ PS kërkon dënimin EKSTREM për deputetët demokratë…

09/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!