Efektivja e Policisë Rrugore, Anxhelina Bregu ka folur për nismen me te fundit me qëllim edukimin e këmbësorëve që të kalojnë në vizat e bardha.
Ajo u shpreh se pasi këmbësorëve ju vendoset gjoba, iu merret karta e identitetit deri në shlyerjen e gjobës. Më pas, sipas saj, ata duhet të rikthehen me mandatin e pagesës tek punonjësi i policisë.
Pyetje: A ka ndonjë afat për të paguar gjobën?
Anxhelina Bregu: “Policia Rrugore thjesht e vendos në zbatim. Përsa i përket vjeljes së kësaj mase, e kam thënë edhe herë të tjera, ne i referohemi nenit 205, ku na jepet e drejta për t’i mbajtur 1/3 e dokumentacionit të mjetit. Njëkohësisht, ne nuk mund ta mbajmë dot dokumentacionin sepse është këmbësor, por i marrim kartën e ID-së deri në shlyerjen e gjobës”
Pyetje: Dhe ti ia kthen këtë kartën kur paguan gjobën?
Anxhelina Bregu: Po…












