Dea, Kiara dhe e fundit Olta janë disa nga banoret që kanë patur avantazhin të çojnë 3 banorë në nominim.
Tani Luizi po pret radhën e tij dhe gjatë një bisede me Beatin mëngjesin e sotëm ai zbuloi se cilët banorë do të zgjidhte tw nominonte. Ndryshe nga të tjerët, Luizi tha se do çonte në nominim veten, Oltën dhe Armaldon.
Kujtojmë se një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta ka një avantazh nga Vëllai i Madh. Olta hapi zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësinë të dërgonte 3 banorë në televotim: Kiarën, Luizin dhe Bledin.