Sali Berisha e ftoi për debat të hapur kryeministrin Edi Rama pas shpjegimit të tij për mos paraqitjen në Kuvend.
“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.
Pas kësaj deklarate ka qenë kryeministri Edi Rama që i është përgjigjur shkurt ftesës së Sali Berishws. Rama reagoi me një mesazh dërguar panelistit Lorenc Vangjeli. Vangjeli tha se Rama i kishte shkruar një mesazh se Berishën e pret në një takim më 14 maj.
“Më shkruan Edi Rama, ju kërkon, ju pret në takim më 14 maj”,-tha Vangjeli.