Piro Ahmetaj, koordinatori për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në Partinë Demokratike, ka hedhur poshtë raportimet se kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i është hequr statusi “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një koment në Facebook, Ahmetaj shkruan se statusi “Non Grata” për minim të demokracisë nuk hiqet as me kakofoni folklorike dhe as me lobingje të majme. Sipas tij, Berishës mund t’i jetë dhënë një vizë 10-ditore për në SHBA, por pretendimet për heqjen e statusit “Non Grata” i cilëson si një supermashtrim.
“Një leximin i ftohtë rreth të kësaj dalldie të radhës:
“nuk është hequr dhe nuk hiqet kurrrësesi as me kakofoni folklorike as me lobingje te majme Non Grata për korrupsion familjarisht, minim të demokracisë si dhe të refomës në drejtësi” !
Gjithësesi bazuar në referencën e amendamentit përkatës, mund të jepet një vizë 10 ditore për foto në DC si dhe inspiruar ushtrinë/veglat e muleshëve, gazeshave, rabsod Gjekmarkaj, etj sylesh që kanë pushtuar/privatizuar dhe përdhunuar të djathtën. Kaq eshte e gjitha, dhe do e këshilloja veçanërisht të rinjtë mos të përfshiheni në këtë supermashtrim turpërues të radhës”, shkruan Ahmeta një koment në faqen e Vox News.













