Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

TENSIONE para Kryeministrisë! Policia zbarkon për t’i larguar, qytetarët revoltohen…

by Rilindje
28/06/2026
in AKTUALITET
TENSIONE para Kryeministrisë! Policia zbarkon për t’i larguar, qytetarët revoltohen…

Dhjetëra efektivë e punonjës të pastrimit të Bashkisë kanë zbarkuar pasditen e kësaj të diele para Kryeministrisë, aty ku prej një jave disa nga protestuesit kanë kaluar natën të ulur në stola. Ndërsa raportohet për përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve.

Paraprakisht bëhet me dije se Policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga zona, ndërsa më pas thuhet se janë sekuestruar dhe stolat metalikë që përdoreshin nga qytetarët si dhe punonjësit e bashkisë kanë vazhduar me pastrimin e zonës, që ka shkaktuar debat mes palëve.

Sapo punonjësit e bashkisë kanë ndërhyrë duke pastruar ambientet përreth, duke grumbulluar dhe këpucët që protestuesit kishin lënë në shkallët e jashtme të Kryeministrisë. Pas kësaj, qytetarët janë revoltuar duke u shprehur se kjo është vjedhje e vullnetit popullor.

Ndërkohë që punonjësit e bashkisë mblidhnin këpucët, qytetarët kanë ndërhyrë duka ua marrë qeset nga duart nga të cilat nxorrën këpucët të cilat i morën dhe i hodhën në drejtim të Kryeministrisë.

Sapo situata u tensionua, efektivët e pranishëm ndërhynë duke u munduar të neutralizonin situatën e krijuar. Ndërsa ndërhyrja e efektivëve ka shkaktuar irritim te të pranishmit të cilët janë dëgjuar duke folur me tone të larta e të ashpra: Mos i prekni gocat. Ku i keni policet femra?

“Mos i prekni këpucët. Kjo është vjedhje e vullnetit popullor. Mos i prekni gocat. Ku i keni policet femra? Ku është procesverbali i këpucëve. Mos e prekni gocën se është territor publik. Kjo është dhunë policore. Mos i hiqni këpucët e qytetarëve se është i vetmi kujtim që ata kanë” dëgjohet duke thënë qytetari.

Ndërsa pritet që pasditen e sotme të mbahet protesta e 29-të para Kryeministrisë, ku ashtu si prej disa ditësh qytetarët protestojnë duke kundërshtuar investimet amerikane në Zvërnec. Ndërsa këmbëngulin që të kenë ndryshim të klasës politike.

NGA KATEGORIA

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!