Kreshnik Çollaku, kandidat i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës ka komentuar zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Çollaku deklaroi se PD duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen katastrofë, teksa thekson, se demokratët nuk mund të presin çfarë thotë Sali Berisha.
“Asnjë kandidat i opozitës nuk punoi në grup. Asnjë kandidat i PD-së nuk punonte dot në grup. Patjetër duhet të mbajnë përgjegjësi, të gjithë drejtuesit e PD-së, sepse nuk e njohën farsën dhe realitetin. Madje as që e denoncuan ata. Dilnin në mëngjes thoshin që opozita fitoi, votat janë në kuti dhe pastaj çfarë ndodhi. Nuk mund të trajtohet Partia Demokratike si parti parazitare, të presin çfarë thotë dhe çfarë bën Sali Berisha. PD duhet të lexojë veten“, tha Çollaku.












