Rasti i vjedhjes së mijëra eurove nga një pastruese në shtëpinë e Alda Klosit është kryefjalë e mediave shqiptare gjatë ditëve të fundit.
Pedagogia Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Opinion në Tv Klan”, tha se modeli i krijuar në administratën publike shpjegon edhe arsyen përse shumë qytetarë kërkojnë që të punojnë në shtet dhe jo në privat.
“E vetmja gjë që kam kuptuar unë me këtë historinë është që kjo është arsyeja pse njerëzit duan që të punojnë në shtet. Tani e kuptova pse njerëzit duan të punojnë në shtet sepse modeli është që ti hyn me 1 shtëpi dhe del me 7 shtëpi. Për hir të së vërtetës jo çdo person i administratës publike ka mundësi të bëhet milioner, të dali me shtëpi etj. Ka njerëz që punojnë me ndershmëri edhe me dedikim”, tha Iris Luarasi.












