I besuari i Sali Berishës, Dorjan Teliti ka zbuluar “Planin B” në rast se Gjykata e Apelit i jep “vulën” e PD-së Lulzim Bashës.
Sipas tij, nëse Gjykata e Apelit të martën e 11 Qershorit vendos kundër Berishës çështja do të shkojë deri në Strasburg.
“Ju siguroj se ekipi juridik i PD do marri të gjtiha masat. Nëse Gjykata vendos në favor të Bashës për “vulën”, ekipi ynë do ndjekë të gjitha masat për të fituar të drejtën legjitime që demokratëve u takon, që është drejtimi i PD nga Berisha. Ekipi juridik do i ndjekë të gjitha hapat deri në Strasburg nëse ndodh” – tha Teliti.