Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me ngjarjen e bujshme, ku pastruesja dhe djali i saj u arrestuan për grabitjen e rreth 530 mijë euro.
Ishte ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi që denoncoi grabitjen e 120 mijë eurove. Mirëpo njëherësh kanë nisur edhe hetimet për vetë Klosin se ku i kishte marrë ato para.
“Ajo është e justifikuar. Nuk ka vepër penale, është vepër administrative. Ajo mund të thotë lekët i kam gjetur në rrugë. Ligji e thotë qartë, kur i gjen është e jotja. Kur i del pronari është problem. Ajo ka thënë që po mblidhja lekë për xhaxhain. Ajo mund të nxjerrë 10 dëshmitarë, që të thonë i dhashë unë 5000 mijë, i thashë unë 10 mijë. SPAK merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, deklaroi Ngjela.