Ai është padyshim një nga aktorët më pikant të skenës dhe filmit shqiptar.
Mirush Kabashi, aktori që me interpretimin e tij u jep roleve një ngjyrim të veçantë dhe emocional, sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 75-vjeç. Urimet për nder të aktorit të madh kanë nisur që në mesnatë nga miqtë e shumtë dhe të afërm të tij.
Mirush Kabashi i lindur në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.












