Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se përgjimeve me urdhër të GJKKO-së, Veliajt i është ushtruar në kontroll i imtesishëm në qelinë e paraburgimit në Durrës.
Klodiana Lala tha se dhoma e Veliajt në burg u kthye përmbys për shkak se dyshohej se mund të dispononte telefon.
“Ka qenë një proces jo i zakonshëm. Prokuroria kerkoi që Veliaj duhet të mbahet në burg. Një ndër pikat kishte të bënte me faktin që Veliaj përbën rrezik për kërcënimin e dëshmitarëve dhe prishjen e provave. Për këtë sollën përgjime të realizuara në qelinë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është përgjuar me vendim të Gjykatës së Posaçme në të gjithë bisedat që ka patur, kryesisht me familjarët. Prokurorët pretendojnë se Veliaj ka orkestruar sulme ndaj njerëzve të drejtësisë duke përdorur media të caktuara.
Ka patur gjuhë të ashpër ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarëve të Drejtorisë së Burgjeve, për shkak të një kontrolli që është bërë, për shkak të dyshimeve se mund të kishte telefon, ka patur një përmbysje të qelisë ku ndodhet ai. Gjatë kontrollit, ky moment nuk është pritur mirë dhe ka një gjuhë kërcënuese”, tha Klodiana Lala.