Në mbledhjen e ditës së mërkurë në Sekretariatin e Etikës ka pasur tensione mes kryesueses së mbledhjes, Klotilda Bushka dhe deputëtve të opozitës.
Deputetët demokratë kanë tentar të bllokojnë mbledhjen për të mos lejuar zhvillimin e saj, ku më pas deputeti Flamur Noka ka shkulur mikrofonin dhe ka ngritur tonet drejt socialistes Klotilda Bushka. Pjesë nga përplasja:
Noka: Nxirri jashtë (për Gardën)
Noka i shkul mikrofonin Bushkës: Me hajdutët nuk flitet! Nuk më përjashton dot ti.
Bushka: Me mikrofonin ç’pate?
Noka: Ju jeni krimi i organizuar në Parlament. Ju po përfaqësoni krimin e organizuar, ju jeni hajdutët e këtij vendi. Garda përjashtë! Ju përfaqësoni krimin, keni vjedhur Shqipërinë.
Bushka ndërpret mbledhjen
Noka: Ik qërohu!












