Ilir Meta u përplas ashpër me Altin Dumanin në seancën gjyqësore ku u vendos masa e arrestit me burg për ish-Presidentin.
Në intervistën e dhënë për Top Channel, Meta tregon përballjen me kreun e SPAK, por mohon që ta ketë quajtur “qen” sic u raportua në media.
Pyetje: A është e vërtetë që i jeni drejtuar me etiketimet: “DumDumani, qen” etj. Çfarë ndodhi në seancën e gjyqit me kreun e SPAK, nëse mund të na jepni versionin tuaj?
“Edhe këtë e shpikën gazetaret e SPAK-ut. Çdo gjë ka qenë e regjistruar dhe mund t’ia kërkoni gjykatës. Por kini parasysh që unë i dua shumë qentë sepse ata janë besnikë dhe të dashur. Po kështu edhe macet. Ndaj një kompliment i tillë s’ka dalë nga goja ime për Dumanin. Gazetarët pro Dumanit janë më qesharakët dhe më të neveritshmit që duan të mbrojnë dhe heroizojnë veprimet banditeske të një mercenari mediokër dhe hiperkarrierist!”, tha Meta.












