Aktori i humorit Gent Hazizi, gjithashtu edhe ish-banor i “Big Brother Vip”, ka folur së fundmi rreth vendimeve të rrepta të produksionit për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët.
Genti u shpreh, se Olta Gixhari ka qenë ajo që “ka instaluar dhunën” në “Big Brother Vip”, por sipas tij nuk është dënuar asnjëherë nga produksioni. Ndërkohë Luizit vazhdimisht i është tërhequr “veshi” kurse Olta gjatë gjithë kohës tolerohet.
“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që e instaloi dhunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është oenalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarft të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”, tha Genti.