Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Ish-zv.kryeministrja socialiste: Nuk është zgjidhje që çdo hall të shkojë te Rama, por të…

by Rilindje
04/09/2026
in POLITIKË
Ish-zv.kryeministrja socialiste: Nuk është zgjidhje që çdo hall të shkojë te Rama, por të…

Ermelinda Meksi, një ndër politikanet më të spikatura të PS dhe dikur ish-zëvendëskryeministre, ka bërë një analizë të shkurtër, por konçize, për propozimin e Edi Ramës për krijimin e disa mekanizmave të rinj, për problemet që kanë qytetarët, si “BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania” dhe “Radar”.

“Qytetari nuk është një “rast” që politikani duhet ta ndjekë, por qytetar me të drejta, ndërsa institucioni ka detyrimin t’ia garantojë ato në përputhje me ligjin dhe interesin publik. Prania e politikanit e bën të dëgjohet halli; por vetëm institucioni është në gjendje ta zgjidhë atë”, shkruan Meksi.

Ajo thekson se më shumë se “Prani Besnike”, na duhet përgjegjësi institucionale, sepse shumë nga hallet e përditshme të qytetarit lidhen drejtpërdrejt me pushtetin vendor, ndaj duhet të flitet për më shumë kompetenca, përgjegjësi dhe rol real të këshilltarëve vendorë.

“Zgjidhja nuk është të afrojmë çdo hall te qeveria dhe kryeministri, por të sjellim vendimmarrjen dhe përgjegjësinë më pranë qytetarit”, përmbyll Ermelinda Meksi.

Lexoni më poshtë analizën e plotë të ish-zv.kryeministres Ermelinda Meksi:

“BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania”, “Radar” — po institucionet kush i zgjidh hallet?

Sot, me të drejtë, qytetarët shqetësohen për sigurinë në hotele, në rrugë dhe në hapësirat publike. Por sa të sigurt ndihemi në pallatet ku jetojmë?

Mjafton të shohim ashensorët. Një pjesë e tyre janë të pakolauduar. Banorët paguajnë për mirëmbajtje, por kush kontrollon nëse shërbimi kryhet nga persona të licencuar, çfarë mirëmbajtjeje bëhet realisht dhe kush mban përgjegjësi për zbatimin e ligjit për administrimin e banesave? Kur banorët, për arsye të ndryshme, nuk kanë zgjedhur administrator, a duhet bashkia të ndërhyjë për të garantuar administrimin dhe sigurinë e përbashkët?

Po pusetat e ujërave të zeza që nuk pastrohen prej vitesh dhe mjafton një shi për të përmbytur e kundërmuar gjithë zonën? Në një rast para disa ditësh, përgjegjësi i zonës këshilloi: “Mos hidhni letra në ËC”. Ndërsa një banor, me humor, kujtoi se dikur hidhnim edhe gazeta, por pusetat pastroheshin rregullisht dhe nuk përmbyteshim. Humori fsheh një problem serioz: kush është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe parandalimin e një situate që përsëritet prej vitesh?

Çfarë ndodh kur papritur ngrihet një kullë përballë pallatit, duke ndryshuar mjedisin ku jetojmë dhe duke rënduar mbi një infrastrukturë që nuk është projektuar për një dendësi të tillë?

Kur blemë apartamentet tona, kemi vlerësuar edhe distancën, hapësirën, dritën dhe qetësinë. Kush mban përgjegjësi kur këto ndryshojnë pa u marrë seriozisht në konsideratë kapaciteti i infrastrukturës dhe interesi i banorëve?

Prandaj pyetja që shtrohet është: si do t’i adresojnë këto probleme “BESA”, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania” dhe “Radar”? A do të shërbejnë për të forcuar institucionet dhe llogaridhënien, apo do të mbeten togfjalë të rinj politikë, të përsëritur në kor nga deputetët, ndërsa qytetari vazhdon të kërkojë ndërhyrje individuale për të drejtën që i takon e duhet t’ja garantoj shteti?

Kur disa prej tyre hapin edhe zyra posaçerisht, skepticizmi bëhet edhe më i kuptueshëm.

Qytetari nuk është një “rast” që politikani duhet ta ndjekë,por qytetar me të drejta, ndërsa institucioni ka detyrimin t’ia garantojë ato në përputhje me ligjin dhe interesin publik.

Prania e politikanit e bën të dëgjohet halli;por vetëm institucioni është në gjendje ta zgjidhë atë.

Më shumë se “Prani Besnike”, na duhet përgjegjësi institucionale.

P.S. Shumë nga hallet e përditshme të qytetarit lidhen drejtpërdrejt me pushtetin vendor. Prandaj duhet të flitet për më shumë kompetenca, përgjegjësi dhe rol real të këshilltarëve vendorë, si përfaqësuesit më pranë komunitetit. Zgjidhja nuk është të afrojmë çdo hall te qeveria dhe kryeministri, por të sjellim vendimmarrjen dhe përgjegjësinë më pranë qytetarit.

NGA KATEGORIA

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!