Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

“Ishte një shuplakë”/ Plazhet bosh në jug të Shqipërisë, Blendi Fevziu nuk shqetësohet: SPAK po…

by Rilindje
10/07/2026
in AKTUALITET
“Ishte një shuplakë”/ Plazhet bosh në jug të Shqipërisë, Blendi Fevziu nuk shqetësohet: SPAK po…

Gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se veprimet e SPAK po ndikojnë pozitivisht në të ardhmen e turizmit shqiptar, duke e larguar atë nga varësia ndaj klientelës së lidhur me botën e krimit.

Fevziu ka bërë publike një bisedë me një zhvillues turizmi në Dhërmiun e Vjetër, i cili i ka thënë se sezoni po rezulton më i dobët se ai i vitit të kaluar, pasi disa nga klientët më të mirë, sipas tij, janë arrestuar ose janë trembur nga veprimet e SPAK-ut.

Megjithatë, gazetari i konsideron pozitive këto zhvillime. Sipas tij, në disa zona të jugut turizmi kishte nisur të orientohej drejt një klientele të përbërë nga persona të përfshirë në aktivitete kriminale, të cilët krijonin një klimë arrogance dhe deformonin modelin e zhvillimit të turizmit.

Fevziu shton se turizmi duhet të mbështetet te turistët e huaj, te shtresa e mesme e shoqërisë dhe te vizitorët që i kanë siguruar të ardhurat në mënyrë të ligjshme. Në përfundim, ai shprehet se veprimet e SPAK-ut po e drejtojnë turizmin shqiptar në rrugën e duhur.

● Reagimi nga Blendi Fevziu:

“Na mori në qafë SPAK-u“, më tha një zhvillues turizmi në Dhërmiun e Vjetër, kur po e pyesja për plazhet bosh dhe numrin shumë më të ulët të turistëve në raport me vitin e kaluar.

“Po pse SPAK-u?”, e pyeta. “Sepse ka trembur dhe arrestuar disa nga trafikantët që ishin disa nga klientët më të mirë”, m’u përgjigj ai.

Në fakt, i thashë se jo. SPAK-u, me ato veprime, po mbron turizmin shqiptar. Madje, po e shpëton turizmin në Shqipëri.

Pse? Sepse në disa zona të jugut, turizmi kishte filluar të projektohej pothuajse ekskluzivisht për një kategori shkelësish të ligjit, banditësh e trafikantësh droge, të cilët mund të ishin klientë bujarë dhe të shpenzonin miliona, por nga ana tjetër ishin një shuplakë arrogance për qytetarët normalë, që përpiqen të kalojnë pushimet me kursimet e tyre.

Ishte një shuplakë edhe për njerëzit e pasur, të cilët i kanë fituar paratë me biznes të ndershëm dhe duhet të përballeshin me një kategori që e hedh lekun pa iu dhimbsur fare. Nëse duam të zhvillojmë turizmin, gjëja e parë që duhet të bëjmë është ta orientojmë atë drejt klasës së mesme, sepse është ajo që e mban gjallë këtë sektor. Nëse orientohemi nga trafikantët që bëjnë arrogantin, ky nuk është turizëm.

Turizmi duhet të mbështetet te turistët e huaj, te shtresa e mesme dhe te njerëzit që i kanë fituar të ardhurat në mënyrë të ndershme. Ai nuk duhet të mbështetet te banditët, të cilët nuk e kanë vendin as në plazhet publike. E kam thënë edhe më parë se trafikantët nuk e kanë vendin në plazhe dhe se trafikantët shqiptarë bëjnë show në shumë prej plazheve tona. Prandaj them se SPAK po e shpëton turizmin shqiptar dhe po e çon në rrugën që duhet të ndjekë”, tha Fevziu.

NGA KATEGORIA

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026
Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, dy automjete bëhen “copë-copë”, shoferi…

15/11/2026
Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026
Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste
POLITIKË

Përjashtimet në PS/ Nga 2007 deri në 2026, kush janë të larguarit që kanë “thyer” zemrat socialiste

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Vendim i papritur! Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!