Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka komentuar situatën në Kuvend ku deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren dhe i kanë rënë bilbilit.
Braçe nuk ka kursyer ironitë ndërsa ka thënë se deputeti i PD-së Edmond Spaho po kap rekordin guinness pasi ka katër orë që i bie bilbilit.
“Si mos të flas, kam shumë që po pres për të folur. Sinqerisht dua t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho. ka 4 orë që u torturua. I fryn bilbilit aq sa cilido fyellrëniës s’do i binte. Është rekord guinness dhe do të ngelet emri me germa të arta në mes të Kuvendit. me fuqinë që ka do vazhdoj ti bjer bilbilit edhe më shumë, Por si ka mundësi që nuk e zëvendësoj asnjë prej jush. Po si ka mundësi, e bën robi një sakrificë. Po të dalë dikush, Ore i bie unë fyellit për ty. Po ça jeni mo? Mirë që Berishën e latë atje përjashta, por se futet këtu brenda”, tha Brace.