Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar ngjashmërinë fizike me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike.
Sinaj ka thënë se, ndonëse nuk ka asnjë problem me kundërshtarët e tij politikë, ka vënë re se ai dhe LaCivita duken shumë të ngjashëm fizikisht.
Ai shtoi se për të, sfida më e madhe është brenda Partisë Socialiste dhe jo përballë PD-së.
“Nuk kam problem me kundërshtarin LaCivita, nuk më lidh gjë me atë, por kam parë nëpër media që kanë shkuar dhe kam para foton që kemi një ngjashmëri, jemi si sozi të njëri-tjetrit. Unë vlerësoj se nuk kemi garë me kundërshtarin, më shumë kemi garë me njëri-tjetrin në PS” tha Sinaj në News24.