Irena Gjoka do të jetë gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta.
Seanca e radhës është caktuar më datë 8 shtator për të shqyrtuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Metës, i cili ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një tjetër masë lehtësuese.
Gjyqtarja Irena Gjoka gjithashtu ka gjykuar dhe hetimin paraprak të dosjes “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe të tjerë.
Për shkak të gjykimit të dosjeve me rëndësi dhe vëmendje të lartë publike, Irena Gjoka ka qenë shpeshherë në qendër të kritikave dhe sulmeve të vazhdueshme nga këta politikanë.












