Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv me qëllim për të treguar programin për qytetarët shqiptarë në kuadër të zgjedhjeve të “11 majit”.
Sali Berisha tha se Rama nuk pranon të dalë në debat sepse ka frikë, ndërkohë të gjitha sondazhet tregojnë të kundërtën pasi PS po shkon e sigurt drejt mandatit të katërt qeverises.
“Unë nuk kam dëshirë ta takoj kurrë atë njeri, por e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri ato monologjet cdo mëngjes me zhapa e hardhuca. Urdhëro zotëri të dalim, si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë pa qytetarë, urdhëro zotëri të paraqesim programin tonë për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë. Nuk vjen, nuk vjen dot sepse miq unë kam kuptuar që ai ka frikë nga vetja e tij. Ai nga mëngjesi deri në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falas falë asaj reformë që bënë dhe thotë ja pasaporta evropiane, por harron se ADN e integrimit është ADN e PD”, tha Berisha.












