Belind Këlliçi, ka treguar detaje nga vizita e tij në SHBA, ku dhe u fotografua me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Këlliçi u ndal tek aludimet se ka paguar 25 mijë dollarë për një foto me Trump, pretendime të cilat i hodhi poshtë duke thënë se nuk ka paguar asnjë qindarkë.
“Zero qindarka, nuk kam paguar, as unë apo ata rreth meje. Unë nuk kam qenë në evente për mbledhje fondesh, kam qenë në tubimin e Trump në Michigan. Mu dha mundësia për ta përshëndetur, për aq minuta sa kam komunikuar u ndala te keqpërdorimi i drejtësisë në Shqipëri, që e ka vuajtur vetë ai. Ka disa procese gjyqësore”, tha Këllëçi.












