Policia Rrugore e Tiranës ka gjobitur një shofer i cili ka kaluar semaforin, duke u futur me të kuqe.
Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. B., është ndëshkuar me gjobe 200 mijë lekë të vjetra për mosrespektim të semaforit.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri.












