Në një rrëfim ekskluziv për Top News, Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me kryebashkiakun Safet Gjici, ka treguar më shumë për situatën që ndodhet aktualisht.
Alma tha se ka nevojë për mbrojtje dhe se e gjithë barra e kësaj situate i ka rënë djalit të saj 12 vjeçar.
“I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata”, tregon Alma.
Gazetarja: Si po e mbroni fëmijën, që mos të shohë ato pamje që u bënë virale?
“E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon. Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Alma.












