Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 20 qershor (të premten) për zhvillimin e seancës gjyqësore në lidhje me kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.
Seanca do të mbahet në orën 11:30 dhe do të drejtohet nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çaça.
Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024 dhe tashmë kërkon zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë sigurie më të butë.
Avokatët e tij argumentojnë se janë shkelur afatet procedurale, pasi kanë kaluar mbi tetë muaj nga vendosja e masës pa u paraqitur ndonjë informacion dy mujor nga SPAK, siç parashikohet nga ligji.
Gjykata pritet të shqyrtojë nëse janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin ose ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit.












