Mbrëmja e sotme ka qenë vërtetë speciale në shtëpinë e Big Brother VIP. Banorët kanë realizuar një mbrëmje ‘cabaret’, duke dhuruar emocione e spektakël, përlotje e të qeshura në mënyrën që vetëm ata dinë ta bëjnë.
Ajo që ka emocionuar më shumë me fjalën e saj ishte moderatorja Kiara Tito, e cila tha se fillimisht, kur hyri në shtëpinë e Big Brother kishte shumë pikëpyetje, se çfarë mendonin të afërmit e saj, si edhe miqtë. Por, ajo nuk la pa përmendur në këtë rrugëtim as Luizin.
Kiara u shpreh se në Big Brother ka njohur dashurinë e jetës së saj, duke marrë kështu edhe duartokitjet e të gjithë banorëve. Ndërsa më pas, ajo dhe Luizi bashkuan duart dhe i vunë përmbi telajo, si një shenjë e dashurisë së tyre të lindur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.