Luizi e ka bërë zgjedhjen e tij. Kiara mbrëmjen e djeshme i kërkoi të zgjidhte mes saj dhe lojës.
Dhe sot Luizi është zgjuar i kthjelluar dhe ka zgjedhur pikërisht atë për të cilën ka hyrë dhe ka kaluar kaq shumë gjëra: “Lojën”. Të paktën kështu ka deklaruar paraditen e sotme në një bisedë me banorët.
“Më tha se të dyja njëkohësisht nuk i mban dot. Ndaç, nuk i bëj! “Zgjidh”- më tha mua. Po zgjedh të fitoj Big Brother, Kiarën e takoj jashtë sa të dal dhe vazhdojmë ku e lamë. Po deshi, po s’deshi…Të dyja nuk i bëj dot. I bëra 67 ditë.“- tha Luizi.