Një ditë para protestës, Sali Berisha ka paralajmëruar policinë dhe SHIK-un, se nëse dëmtohet qoftë dhe një protestues do të konsiderohet si i persekutuar politik.
“Paralajmëroj policinë dhe punonjësit e SHIK të mbajë qëndrim koreekt. Cdo protestues i dëmtuar do konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Ndaj, paralajmëroj policinë, dhe punonjësit e SHIK, kini kujdes. Madje mos u fusni fare në turmë se në Shik po ndodh…ai po shkatërron institucionet”, tha Berisha.
Partia Demokratike e Sali Berishës vazhdon të mbajë “të karikuar” elektoratin e saj me shpresën imagjinare për të “Rrëzuar Edi Ramën” nga qeveria. Fillimisht u premtua që përmbysja do të vinte në “shtator” por iku vjeshta, po ikën dimri dhe opozita vazhdon me të njëjtin avaz të vjetër.