Mbrëmë në emisionin “Më lër të Flas” në Top Channel ka qenë i ftuar Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002.
Gjatë intervistës me vëllezërit Veshaj, Duka ka folur për raportet me Sylvinhon dhe De Biasin, trajner dhe ish-trajner i Kombëtares, dhe kontributin e tyre te kuqezinjtë. Pjesë nga intervista:
Pyetje: : Midis De Biasit dhe Sylvinhos, cilin do të zgjidhje?
Armand Duka: “Padyshim përgjigje të sinqertë do të jap. Nuk e di nëse është krahasimi i duhur, por kjo është njëlloj si fëmija. Të gjithë prindi i do, por asnjë nga ata nuk është i barabartë. Gjithsecili ka karakteristikat e veta. Kanë kontribute shumë të mira në ekipin kombëtar. Por rezultatet më të mira deri tani i ka De Biasi sepse realisht e ka realizuar Evropianin. Sylvinhon duhet të çojmë. Të shkojë njëherë“












