Konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Malit të Zi, Dritan Abazoviç nisi me probleme.
Fjala e kryeministrit Edi Rama nuk u dëgjua në sallë. U desh ndihma e stafit, që më në fund zëri i Ramës të dëgjohej. Ai u shpreh se drita e mikrofonit ishte ndezur mirëpo tha me ironi se gishti i djalit është më i ndjeshëm.
“Dhe unë të ndezur e kisha dritën po ky djali e kishte gishtin më të ndjeshëm”- tha Rama.