Gjatë spektaklit të Big Brother VIP është sjellë në diskutim historia e dashurisë që Kristi ka lënë jashtë, ndërkohë që ka nisur një romancë me Keisin.
Kjo e fundit u shpreh shumë e shqetësuar për reagimin e të atit, këngëtarit Sabiani i cili ka dalë hapur kundër lidhjes së të bijës duke thënë se Kristi po gënjën. Madje Sabiani ka posuara bisedat e Kristit me Zazën, të dashurën e tij jashtë shtëpisë e cila vërteton se Kristi kishte një lidhje dashurie kur u fut në Big Brother.
“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, perkundrazi me ka pas shok. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin per show. Së dyti, nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe se fundmi nuk mund të dali një ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta”, shkruan Sabiani.