Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Kryeministri i ftoi të ulen në tryezë, Unioni i Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës, ja LËVIZJA e papritur…

by Rilindje
21/09/2026
in AKTUALITET
Përplasja për pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i përgjigjet Ramës: Vendimi…

Teksa kreu i qeverisë, Edi Rama, u kërkoi të uleshin në tryezë për të diskutuar lidhur me hendekun e madh të pagave, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata e Prokurorëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pagave të magjistratëve.

Tre organizatat kanë depozituar një padi kundër ligjit të miratuar pak ditë më parë në Kuvend, sa i përket ndryshimit të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët. Në kërkesën e tyre, ato kërkojnë pezullimin e zbatimit të ligjit dhe më pas shfuqizimin e tij, duke kërkuar gjithashtu që çështja të shqyrtohet me përparësi.

Përfaqësuesit e magjistratëve argumentojnë se formula e re e pagave nuk zgjidh problematikat e evidentuara më herët nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tyre, ligji vijon të mbajë si pikë reference pagën e Presidentit të Republikës, një mekanizëm që sipas arsyetimit të tyre, është konsideruar i papërshtatshëm nga Gjykata Kushtetuese për shkak se ndryshon rrallë dhe nuk pasqyron në mënyrë dinamike rritjen e kostos së jetesës.

“Gjykata arsyetoi se referenca duhet të mbështetet në pagën e një funksionari që rritet dhe indeksohet periodikisht në përputhje me përmirësimin e kostove të jetesës dhe jo në një pagë që ndryshon rrallë, është e përcaktuar në një vlerë të plotë dhe nuk është e strukturuar në elemente përbërëse, siç rezulton të jetë paga e Presidentit. Ajo vlerësoi edhe se funksioni i Presidentit shoqërohet me përfitime të tjera për përballimin e kostove të jetesës, ndërsa statusi i magjistratit shoqërohet me kufizime të posaçme për sigurimin e të ardhurave të tjera, duke e bërë pagën, si rregull, burimin e vetëm të të ardhurave të tij. Referimi në paragrafin 109 te “ndryshimi që pësoi paga e Presidentit” nuk mund të lexohet i shkëputur nga paragrafi 108 dhe as si autorizim për rikthimin e së njëjtës referencë të papërshtatshme; ai lidhet me masën e rritjes që mund të përdorej si tregues krahasues për riparimin e uljes së fshehtë. Përndryshe, paragrafi 109 do të mohonte arsyetimin kategorik të paragrafit 108 dhe vendimi do të interpretohej në mënyrë të brendshme kontradiktore”, thuhet në kërkesë.

Një tjetër kundërshtim lidhet me ndryshimin e koeficientit të pagës nga 0.36 në 0.38. Sipas shoqatave, nuk është provuar përmes një analize objektive, krahasuese dhe financiare se ky ndryshim kompenson plotësisht uljen e konstatuar më herët dhe garanton një pagë në raport me rëndësinë, përgjegjësinë dhe dinjitetin e funksionit.

“Cenon parimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, të garantuar nga nenet 7, 138 dhe 145 të Kushtetutës, pasi: i) ruan si referencë pagën e Presidentit të Republikës, të cilën Gjykata Kushtetuese, në paragrafin 108 të vendimit nr. 15/2026, e ka vlerësuar strukturalisht të papërshtatshme, për shkak se ndryshon rrallë, është e pastrukturuar në elemente përbërëse dhe nuk pasqyron në mënyrë dinamike zhvillimin e kostos së jetesës; ii) ndryshon vetëm koeficientin nga 0,36 në 0,38, pa provuar, përmes një analize objektive, krahasuese dhe financiare, se ky ndryshim riparon plotësisht uljen e fshehtë… iii) nuk garanton ruajtjen në kohë të vlerës reale të pagës, … iv) lejon vazhdimin e ngrirjes së shënjestruar dhe të uljes së fshehtë të pagës, pa qenë i pranishëm asnjë nga rastet përjashtimore të nenit 138 të Kushtetutës”, thuhet më tej në kërkesën e tyre.

Magjistratët argumentojnë gjithashtu se Kuvendi ka cenuar fuqinë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sigurinë juridike dhe garancitë financiare të gjyqtarëve e prokurorëve.

“Standardi kushtetues që rezulton është se fuqia detyruese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nuk kufizohet te dispozitivi, por shtrihet edhe mbi arsyetimin dhe, në veçanti, mbi argumentet thelbësore që përbëjnë ratio decidendi. Asnjë autoritet publik nuk ka kompetencë të rivlerësojë nëse do ta zbatojë ose jo një standard të tillë”, thuhet në kërkesë.

Një tjetër pikë e kundërshtimit lidhet me mënyrën e konsultimit të projektligjit. Sipas tre shoqatave, procesi ka qenë formal, pasi ato janë njoftuar nga Kuvendi vetëm rreth 40 minuta përpara mbledhjeve të komisioneve ku do të dëgjoheshin si subjekte të interesuara.

Kjo padi vjen vetëm pak orë pasi Kryeministria u dërgoi institucioneve të drejtësisë një ftesë për dialog. Tryeza është parashikuar të zhvillohet më 28 shtator, me qëllim diskutimin e një skeme të re për piramidën e pagave në drejtësi. Megjithatë, magjistratët kanë zgjedhur ta vijojnë përplasjen për formulën e pagave në Gjykatën Kushtetuese, aty ku tashmë kërkojnë pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi.

Sipas formulës së re, paga referencë e magjistratëve është rritur me rreth 8,500 lekë, ndërsa përfaqësuesit e tyre pretendojnë se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetueserritja duhet të jetë dukshëm më e lartë, pra 9 herë më e lartë.

NGA KATEGORIA

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…
AKTUALITET

Moti bën kthesën DRASTIKE! Rrebesh shiu e rrufe, ja zonat e Shqipërisë që preken…

14/11/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kobëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 5 persona…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin kombëtar, 3 motra dhe një foshnjë…

13/11/2026
Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm
AKTUALITET

Devijohet sot qarkullimi i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm

13/11/2026
Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

Pllakos zia në mjekësi/ Humb jetën doktori i mirënjohur në qytetin…

13/11/2026
Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…
AKTUALITET

Alarm për stuhi të forta! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë: Ditën e premte, kush rrezikon…

12/11/2026
LAJM I KEQ për ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Rritet nafta! Qeveria merr vendim që…
AKTUALITET

LAJMI I FUNDIT/ Bordi njofton ÇMIMET E REJA, ja sa do të shitet nafta e bezina…

12/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…
POLITIKË

Përçarja mes socialistëve, Ndreca nuk pyet më për Ramën: Përjashtimi im nuk…

14/11/2026
SHBA bllokon lëvizjen e Shqiptarëve? Reagon me shpejtësi Spiropali dhe sqaron gjithçka…
POLITIKË

Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në PS, mbetet vetëm…

14/11/2026
Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…
POLITIKË

Negociatat me Ramën për t’u bërë ministër? Erion Braçe reagon me urgjencë dhe zbulon të vërtetën…

14/11/2026
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…
POLITIKË

Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Iu tregoj “fatin” e Spiropalit dhe Ndrecës…

14/11/2026
Përplasja me Ramën/ Reagon me një mesazh të koduar Spiropali: Mbani frymën…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ U përjashtua apo jo? Ky është VENDIMI final për Elisa Spiropalin…

14/11/2026
“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…
POLITIKË

“Harroi që unë jam Skëndërbeu”/ Prapaskenat, Rama përplaset me Spiropalin: Mos i gjuaj me…

14/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!