Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka uruar homologun e tij Edi Ramën për rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe rezultatin që siguroi Partia Socialiste.
Sanchez shkruan se shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan Sanchez












