Në Durrës përqindja më e madhe e qytetarëve kanë mjaftueshëm besim tek kryetarja aktuale e bashkisë Emiriana Sako.
Sipas sondazhit të kryer nga Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, 42.3 % e qytetarëve besojnë mjaftueshëm tek kryebashkiakja socialiste, 8.7% jane ata që besojnë shumë, kurse 38.5% besojnë pak ndërsa 10.5% nuk besojnë aspak.
Sa i përket kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Igli Cara, shumica e qytetarëve në Bashkinë Durrës kanë pak besim tek ai. E përkthyer në përqindje, 40.9 qytetarë kanë pak besim, 28.3% kanë mjaftueshëm besim, 14.6% kanë shumë besim ndërsa 16.2% nuk kanë aspak besim tek kandidati. Intervistat e sondazhit janë kryera për periudhën 20 mars -2 prill.












