Deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës janë përplasur ashpër në Kuvend. Deputeti i PS, Erion Braçe u shpreh se kreu i KLSH ka raportuar për disa herë në Komisionin e Ekonomisë, dhe se anëtarët e PD nuk i kanë bërë asnjë pyetje.
“Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner”, tha Braçe.
Kaq ka mjaftuar që Gaz Bardhi të replikojë nga vendi pa mikrofon, ku me tone të larta i është drejtuar Braçes duke i thënë “ O palaço! O Palaço…”. Përplasja Bardhi-Braçe:
》Bardhi: Kujt i thua ordiner ti, o palaço?!
》Braçe: Nuk i thash as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen!












