Meteorologu Akil Osmani është shprehur se në ditët në vijim të javës së ardhshme do të kemi reshje shiu dhe dëbore, që pritet të kulmojnë në datat 9 dhe 10 dhjetor.
Komentet Osmani i bëri përmes një lidhjeje për Euroneës Albania, ku ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim.
Ai tha se temperaturat e ajrit pritet që të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor, duke mos shënuar rënie drastike.
“Temperaturat e ajrit sot kanë qenë shumë të larta, që janë ngjitur edhe në vlerat 21-22 gradë. Pasditja do të sjëllë një rënie të temperaturave, që do të ndihen edhe gjatë javës së ardhshme. Kjo javë që vjen parashikohet që të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta. Në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Datat 9 dhe 10 dhjetor pritet që të ketë reshje në të gjithë territorin shqiptar, me intensitet të lartë. Temperaturat priten të jenë të larta deri në datën 25 dhjetor. Edhe në ultësirën perëndimore pritet të kemi temperatura të larta, nga 8-18 gradë”, tha meteorologu.












