Pasi Albin Kurti i vuri kusht mbledhjen e dy qeverive për të pasur një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ky i fundit ka bërë lëvizjen e radhës.
Teksa i përgjigjet shqetësimit të Kurtit për 13 marrëveshje që mbeten pezull mes dy vendeve, Rama shkruan se Qeveria Shqiptare i ka firmosur të gjitha ato marrëveshje dhe tani pret përgjigjen nga pala kosovare.
“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga Kryeministrit Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama.












